30/09/2019
Kjo banderolë e turpshme nazi-fashiste e shfaqur dje në stadiumin “Selman Stërmasi” nga “ultrasit” e skuadrës së Tiranës nuk është gjë tjetër veçse një pjellë e disa mendjeve të sëmura kriminale.
Partizanët dhe Komunistët të cilët sakrifikuan dhe vetë jetën e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, do jenë gjithnjë yje të pashuar në qiejt e gjithë popujve, dhe do mbahen mend në histori si martirë të pavdekshëm që e paguan me gjak lirinë që gëzojmë sot.
Pavarësisht propagandës së egër të BE-së dhe qeverive europiane mbi “krimet e komunizmit” dhe barazimit të tij me bishën naziste, Lufta Nacional-Çlirimtare, me Komunistët dhe Partizanët ne ballë të saj, nuk mund të harrohet dhe përbaltet në asnjë lloj mënyre, pasi është e ngulitur në ndërgjegjen e popullit tonë si epopeja më e lavdishme e tij.
Nuk do vonojë dita kur mbeturinës fashiste dhe kapitalizmit, si sistemi që e ushqen dhe e nxit, popujt do i japin përgjigjen e duhur dhe do i tregojnë vendin që meritojnë, në koshin e plehrave të historisë!
Vdekje fashizmit! – Liri Popullit!
