Afganistani, historia e pasojave të përgjakshme të kontradiktave midis imperialistëve dhe “shpirtëbutësia solidarizuese” e “naltmadhnisë” së tij, z. Edi Ramës…

A.Zogolli i ditëve të sotma, Edi Rama, mbrojtësi i flaktë i humanizmit dhe i solidaritetit me popujt që vuajnë nga politikat imperialiste të aleatëve të tij, SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, në ditët e fundit ka prekur nivele deliri anti-komunizmi, pasi ka vënë shenjë barazimi midis fundamentalistëve barbarë talebanë dhe komunistëve shqiptarë gjatë ndërtimit të socializmit. Me sa duket, i ati tij, komunisti Kristaq Rama, sipas … Continue reading Afganistani, historia e pasojave të përgjakshme të kontradiktave midis imperialistëve dhe “shpirtëbutësia solidarizuese” e “naltmadhnisë” së tij, z. Edi Ramës…

9 Maji, fitorja e popujve kundër fashizmit. Antikomunizmi i BE-së nuk do kalojë

Më 9 maj, popujt festojnë, nderojnë dhe kujtojnë Fitoren e Madhe Antifashiste të Popujve, e cila fiksohet me nënshkrimin e dorëzimit të pakushtëzuar të imperialistëve nazistë më 9 maj 1945. 28 mijë dëshmorët e atdheut tonë në luftën titanike të LANÇ, Ushtria e Kuqe Sovjetike, 20 milionët e dëshmorëve të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) që ranë heroikisht në fushat e betejës, lëvizjet e … Continue reading 9 Maji, fitorja e popujve kundër fashizmit. Antikomunizmi i BE-së nuk do kalojë

Konfederata e Sindikatave Ndërkombëtare (ITUC) është vegël e bindur e FMN-së dhe Bankës Botërore

Në një njoftimin për shtyp nga Konfederata e Sindikatave Ndërkombëtare – ITUC, nën titullin «Duhen bërë veprime urgjente nga FMN, Banka Botërore dhe G20»(1) , thuhet se… “në funksion të takimeve të ministrave të financave të G20, ITUC bën thirrje për veprime urgjente dhe të koordinuara për rimëkëmbje ekonomike nga ministrat e financave të G20, FMN dhe Banka Botërore”. ITUC gjatë gjithë këtij njoftimi për … Continue reading Konfederata e Sindikatave Ndërkombëtare (ITUC) është vegël e bindur e FMN-së dhe Bankës Botërore

Marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës me bekimin e “çlirimtarëve” të NATO-s, me padrino amerikanët. Po tani ç’ju mbeti të na thoni?!

Në SHBA u firmos marrëveshja për “normalizimin” e marrëdhënieve ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës nga udhëheqësit e të dy palëve (Serbisë dhe Kosovës) dhe – gjithmonë – me bekimin e “çlirimtarit”, SHBA-së. Pas negociatave në Shtëpinë e Bardhë, me pjesëmarrjen e të dërguarit të posaçëm të Donald Trump në Ballkanin Perëndimor dhe kreun e shërbimeve sekrete Riçard Grenell, si dhe të këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, … Continue reading Marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës me bekimin e “çlirimtarëve” të NATO-s, me padrino amerikanët. Po tani ç’ju mbeti të na thoni?!

Kapitalizëm do të thotë që “nuk marr dot frymë”

Këtu e disa ditë, në vatrën e “ëndrrës amerikane”, ëndërr që përjetojnë monopolet – të cilat mund të numërohen me gishtat e dorës, në kurriz të miliona punëtorëve, fshatarëve, të vetë-punësuarve dhe rinisë së pa shpresë për një të ardhme të denjë – kanë shpërthyer revolta masive, pas vrasjes së drejtpërdrejtë të një afro-amerikani, George Floyd, nga punonjësit e policisë së qytetit të Mineapolisit. Revoltat … Continue reading Kapitalizëm do të thotë që “nuk marr dot frymë”

Policia s’është me ne

Prej vitesh nëpër protesta në Shqipëri, dëgjohet thirrja ‘policia është me ne’. Në të vërtetë kjo thirrje vjen nga shpresa, ndonjëherë naive e protestuesve, se policët do të kuptojnë se edhe ata janë pjesë e popullit, të cilin kanë dalë për ta zmbrapsur në shesh. Dhe pasi ta kuptojnë ata, pa dyshim, do ta lenë detyrën e tyre anti-popullore dhe do të bashkohen me protestën. … Continue reading Policia s’është me ne

Mbi ngjarjet e fundit, në lidhje me Teatrin Kombëtar

Ashtu siç ishte paraljmëruar, Teatri Kombëtar u shemb, në të zbardhur të datës 17 Maj 2020. Përpara se të shtjellojmë më tej qëndrimin tonë, dëshirojmë t’u kërkojmë një falje publike lexuesve tanë, për vonesën e këtij artikulli. Vonesa vjen si për arsye objektive, për shkak të mundësive të kufizuara që ka Blogu ynë, ashtu edhe për arsye subjektive, për shkak të pjesëmarrjes në manifestimin kundër … Continue reading Mbi ngjarjet e fundit, në lidhje me Teatrin Kombëtar

Yjet shndërrisin më shumë kur janë pranë njëri-tjetrit! *

5 Maji është Dita e Dëshmorëvë të Popullit shqiptar. Është dita në të cilën përkujtojmë 28 mijë dëshmorët, partizanët që ranë heroikisht në fushë-betëjen kundër pushtuesve nazi-fashistë, për një Shqipëri të lirë jo vetëm nga zgjedha e huaj pushtuese, por edhe nga shfrytëzuesit vendas shqiptarë, nga bashkëpunuesit e nazi-fashistëve. Siç thoshte edhe poeti komunist Qemal Stafa, ata ranë për një botë të re, që do … Continue reading Yjet shndërrisin më shumë kur janë pranë njëri-tjetrit! *

1 MAJ I KLASËS PUNËTORE

Këtë vit, 1 Maji na gjen në mes të pandemisë, jo vetëm ne, Shqipërinë, por të gjithë botën. Kush janë viktimat e kësaj pandemie?1 Pa dyshim ne, punëtorët, shtresat e varfëra të popullit, të gjithë ne jemi viktimat e kësaj “krize shëndetësore”, e kësaj pandemie, e cila na prek, gjasme, “të gjithë njësoj”, por që “harrohet” të thuhet, se përballimi i kësaj, aksesi në masat … Continue reading 1 MAJ I KLASËS PUNËTORE

V.I. Lenin – 150 vite nga lindja e Revolucionarit Komunist

Jeta dhe veprimtaria e tij, e lidhur pazgjidhshmërisht me themelimin dhe veprimtarinë e Partisë Komuniste Vladimir Iliç Uljanov (Lenin) lindi më datë 22 Prill 1870 në qytetin Sibirsk (sot quhet Uljanovsk). I ati i tij, Ilia Nikollajeviç Uljanov, mësues dhë nëna e tij, Maria Aleksandrova Blank, u ofruan fëmijëve të tyre njohuri të shumta dhe mundësi edukimi. Në 1887 Lenini hyri në Universitetin e Kazanit, … Continue reading V.I. Lenin – 150 vite nga lindja e Revolucionarit Komunist