9 Maji, fitorja e popujve kundër fashizmit. Antikomunizmi i BE-së nuk do kalojë

Më 9 maj, popujt festojnë, nderojnë dhe kujtojnë Fitoren e Madhe Antifashiste të Popujve, e cila fiksohet me nënshkrimin e dorëzimit të pakushtëzuar të imperialistëve nazistë më 9 maj 1945.

28 mijë dëshmorët e atdheut tonë në luftën titanike të LANÇ, Ushtria e Kuqe Sovjetike, 20 milionët e dëshmorëve të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) që ranë heroikisht në fushat e betejës, lëvizjet e rezistencës së Evropës, kishin shpirt dhe zemër të tyre të tyre Partitë Komuniste. Me sakrificën e tyre të paepur nënshkruan epikën e fitores antifashiste!

Sot, komunistët, rinia dhe popujt nderojmë ata që luftuan me armë në dorë, ata që u torturuan, u burgosën, u internuan, të gjithë ata që u aktivizuan në çdo formë kundër “Aksit” imperialist nazifashist Gjermani – Itali -Japoni dhe aleatëve të tyre.

Komunistët shqiptarë jemi krenarë që paraardhësit tanë ideologjik, Partia Komuniste e Shqipërisë dhe Rinia Komuniste, ishin fuqizuesit dhe udhëheqësit e luftës heroike të LANÇ, të organizatave të tjera komuniste si DEBATIK etj. Gjatë gjithë periudhës së okupimit imperialist nga nazifashistët, anëtarët e PKSH-së dhe Rinisë Komuniste të Shqipërisë të themeluar në flakët e luftës, dhanë jetën në lulen e rinisë sy tyre në luftë kundër imperializmit nazifashist. Mijëra anëtarë të PKSH, RKSH, DEBATIK-as dhe organizatave të tjera militante të LANÇ, me aktet dhe sakrificat e tyre heroike, shkruan me gjak të pastër e të pashuar disa nga faqet më të ndritura të Historisë së popullit tonë, kontribuuan në rezultatin fitimtar të luftës kundër imperializmit nazifashist, i cili erdhi në pushtet me ndihmën e monopoleve.

Bashkimi Evropian (BE), në përpjekjet e vet për ta kthyer historinë kokëposhtë, e ka quajtur 9 majin «Ditën e BE-së». Këtë vit ΒΕ në 9 maj do nisë një fushatë të re të shpëlarjes së trurit, të ashtuquajturën Konferencë për të Ardhmen e Evropës. Kjo është një fushatë e paguar me miliona euro nga BE-ja, me kontributin e grupeve të biznesit, lobeve, OJQ-ve të ndryshme, me synimin rehabilitimin provokues të sistemit kapitalist dhe të BE-së, për të manipuluar masat punonjëse, duke financuar antikomunizmin. BE-ja po ndërmerr veprime kundër komunizmit sepse po sheh se abuzimi dhe mungesa e besimit të popujve dhe të rinjve ndaj saj po rritet dita ditës. BE-ja barazon veten e saj me Evropën, ndërsa në të vërtetë është një aleancë ndërshtetërore imperialiste, e cila që nga lindja e saj ishte një bashkim i shfrytëzuesve kundër popujve të Evropës. Por, zhvillime të tilla si Brexit dhe acarimi i konkurrencave të brendshme dëshmojnë se BE-ja nuk është as diçka e natyrshme dhe, aq më tepër, nuk mundet të transformohet nga një burg i popujve në një “shtëpi të përbashkët”, ku munden të bashkëjetojnë në armoni të shfrytëzuarit me shfrytëzuesit.

Menaxhimi kriminal i pandemisë nga BE-ja, nga qeveria e atdheut tonë dhe qeveritë borgjeze në të gjithë botën, japin prova edhe më tragjike, tregojnë qartësisht se sa i vjetruar dhe i kalbur është sistemi kapitalist. Çdo ditë që kalon u tregon hapur popujve se në sistemin kapitalist, zhvillimi i shkencës dhe prodhimit i nënshtrohet nevojave të shfrytëzuesve, i nënshtrohet fitimeve dhe konkurrencës së tyre midis grupeve të biznesit, shteteve kapitaliste, aleancave imperialiste, monopoleve.

Zhvillimet e sotme në ekonominë botërore dhe në frontin e konkurrencës ndërkombëtare i japin edhe më shumë rëndësi sot Historisë dhe mësimeve që dalin nga Lufta e Dytë Botërore.

Lufta e Dytë Botërore, ashtu si ajo e Parë Botërore, erdhën si rezultat i konkurrencës imperialiste për rishpërndarjen e tregjeve, e cila u acarua përballë krizës ekonomike kapitaliste. Vërtetohet se kur antagonizmat e monopoleve për kontrollin e tregjeve dhe përfitimin e tyre nuk mund të zgjidhen me kompromise të brishta, në kontekstin e një “paqeje” imperialiste, ato zgjidhen me luftë, me gjakderdhje të popujve.

Prandaj, sot popujt duhet të jenë vigjilentë, veçanërisht në rajonin tonë, ku qendra të ndryshme imperialiste janë në konflikt, me në mes “mollën e sherrit”, burimet natyrore dhe rrugët e transportit të Energjisë. Sot, atdheu ynë, nën përgjegjësinë e qeverisë socialdemokrate të mandatit të 3-të, dhe qeverive të mëparshme, është përforcuar si një bazë lufte e NATO-s, ku me përgjegjësinë e klasës borgjeze vendase dhe partive të saj promovohen planet e rrezikshme të NATO-s dhe BE-së, në kontekstin e konkurrencës së tyre me Rusinë dhe Kinën. Përfshirja e zgjeruar e atdheut tonë në plane të rrezikshme imperialiste e vendos popullin tonë brenda “shënjestrës”.

Partia Socialiste, me në krye Kryeministrin e vendit tonë, Edi Rama, së bashku me parti të tjera të “majta” kanë përfshirë në ideologjinë e tyre zyrtare teorinë e papranueshme dhe antihistorike të “dy ekstremeve”, barazimin e bishës naziste me komunizmin, rehabilituan bashkëpunëtorë të nazi-fashizmit dhe imperializmit anglo-amerikan, si Mit’hat Frashëri etj. Socialdemokratët në qeveri janë kthyer në flamurmbajtës të vetëdijshëm të antikomunizmit dhe falsifikimit të historisë së lavdishme të LANÇ, të popullit tonë heroik. PD me bishtat e saj ballisto-zogistë, partitë e tjera nacionaliste në vendin tonë nuk rreshtin së bëri antikomunizëm, edhe pse kanë kaluar 30 vjet nga përmbysja e përpjekjes së parë të popullit tonë për të ndërtuar një shoqëri pa shfrytëzimin e njeriut nga njeriu, socializmin.

Në ish vendet socialiste, të çliruara nga nazizmi, me veprimtarinë heroike të Partive Komuniste dhe Bashkimit Sovjetik, të tilla si Hungaria, Polonia, Estonia, Letonia, Lituania, sot me mbështetjen e BE-së, Partitë Komuniste dhe simbolet komuniste janë të jashtëligjshme, dekorohen bashkëpunëtorët e SS dhe shkatërrohen monumentet historike të Fitores Antifashiste që u kujtojnë popujve se si, kush dhe me ç ‘sakrifica e shpartalluan fashizmin.

-Zëri Komunist i Shqipërisë

Leave a comment