Zbulohen fakte në lidhje me programet shumëvjeçare antinjerëzore të ashtuquajtura “sterilizim në interesin publik” në SHBA.
Zbulohen prova për programet antinjerëzore të “sterilizimit për interesin publik” të zbatuara nga shteti për dekada të tëra në SHBA. Këto prova i nxjerr në dritë një studim i botuar në «American Review of Political Economy» në 28 Qershor 2020, madje duke nënvizuar faktin se programi kishte në qendër të vëmendjes amerikanët me ngjyrë të zezë*.
Më saktësisht, ky studim shqyrton një program të sterilizimit që u zbatua në Karolinë e Veriut nga viti 1929 deri në vitin 1974. Theksojmë, për të mos harruar se, gjatë këtyre dekadave, SHBA-ja akuzonte BRSS-në dhe vendet komuniste, mes tyre edhe Shqipërinë, për shkeljen e të drejtave themelore të njeriut! Madje disa prej këtyre akuzave vazhdojnë ende dhe sot!
Sipas këtij studimi, gati 7.600 burra, gra dhe fëmijë, ndonjëherë madje edhe 10 vjeçar (!), iu nënshtruan sterilizimit kirurgjikal si pjesë e këtij programi, i cili u krijuar për t’i shërbyer … “interesit publik”, duke parandaluar njerëzit me probleme në shëndetin mendor ose atyre që… “u mungonte mendja”, për t’u riprodhuar. Sipas studimit, shumica e operacioneve janë kryer me detyrim.
Studimi analizon periudhën nga 1958 deri në 1968, gjatë së cilës u kryen më shumë se 2.100 sterilizime nga shteti. Sipas autorëve, sterilizimet kishin të bënin me teorinë reaksionare kapitaliste të “mbi popullimit” dhe në mënyrë të veçantë kishin vënë në shënjestrën e tyre popullsinë zezake.
«Përdorimi jo proporcional i sterilizimit me nteres publik, të qytetarëve me ngjyrë të zezë të Karolinës së Veriut, ishte një akt gjenocidi» tha Uilliam Dariti, profesor në Universitetin Diuk, një nga botuesit e këtij studimi.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar tashmë që programi kishte në shënjestër në mënyrë disproporcionale afrikano-amerikanët.
Shumë më vonë, në vitin 2010, shteti i Karolinës së Veriut ngriti një fondacion dhe një fond për të kompensuar viktimat e programit, që janë ende gjallë, ndërsa dëmshpërblimet e para, me vlerë 20.000 dollarë, u dhanë nga ky fond 14 vite më vonë, në vitin 2014, por vetëm për 220 persona. Ndërkohë është e dukshme nga lajmet që vijnë nga SHBA se edhe sot qytetarët amerikan me ngjyrë të zezë ende përjetojnë racizmin dhe dhunën nga shteti Amerikan, si dhe diskriminime në jetën e tyre të përditshme.
Vëmë në dukje për kultivuesit vendas të antikomunizmit, të nacionalizmit dhe fashizmit, se Shqipëria Socialiste (diktatoriale siç e quajnë ata!) që nga viti 1945 deri në vitin 1993 e shumëfishoi 3 herë popullatën Shqiptare. Ky trefishim i popullatës shqiptare ishte fryti i planifikimit qëndror të ekonomisë dhe popullsia u trefishua pavarësisht kombësisë apo ngjyrës së qytetarit shqiptar në Shqipërinë Socialiste.
Metoda të tilla “demokratike” si këto në SHBA-së, jo vetëm që nuk zbatoheshin në Shqipërinë Socialiste, por, minoritetet kombëtare dhe ato me ngjyrë, gëzonin të njëjtat të drejta me të gjithë qytetarët, madje edhe shkolla në gjuhën e tyre amtare që sot nuk i gjejnë gjëkundi.
Por, siç thotë populli ynë i urtë…. «gënjeshtrat dhe shpifjet i kanë këmbët e shkurtra».
-Zëri Komunist i Shqipërisë
Burimet: AFP, 902.gr, Associated Press.
*https://www.arpejournal.com/wp-content/uploads/sites/2/2020/06/BreedingOutVol15No1-1.pdf
