Federata Botërore e Sindikatave (WFTU), e cila përfaqëson 105 milion punëtorë në 132 shtete të botës, shpreh solidaritetin e saj ndërkombëtar ndaj naftëtarëve të Ballshit, të cilët po protestojnë për të kërkuar pagat e papaguara që detyrohet kompania e rafinerisë, si dhe kontrata kolektive të punës me rritje të pagave.
Naftëtarët e Ballshit me punën e tyre prodhojnë fitime të mëdha për ndërmarrjet private që administrojnë naftën e vendit, ndërsa punëtorët dhe populli i Shqipërisë shpërblehen me rroga urie dhe jetojnë në varfëri energjie. Milionat e anëtarëve dhe miqtë e WFTU në të gjithë botën, mbështesim kërkesat e drejta të naftëtarëve në rafinerinë e Ballshit dhe kërkojmë pagesën e menjëhershme të pagave të prapambetura të tyre dhe përmirësimin e kushteve të vështira që ata hasin në vendin e punës.
