Si sot, lindja e revolucionarit argjentinas Çe Gevara

14/06/1928

Lind komunisti revolucionar argjentinas Ernesto Çe Gevara. Çe-ja studjoi në Fakultetin e Mjekësisë gjatë 1947-ës, ndërsa në 1950, së bashku me shokun e tij Alberto Granado, sipër një motoçiklete “Norton” udhëtojnë drejt Kili, Peru, Venezuela, Bolivi, Ekuator dhe Panama. Pas diplomimit të tij, do të udhëtonte sërish drejt shteteve të Amerikës Latine, duke u njohur me betejat sociale dhe me kryengritjet revolucionare. Në ndërgjegjen e tij mbetet gjithçka e shënuar, ndërsa gjatë vitit 1953, duke shkuar në Guatemalë, do të njihej me të persekutuar Kubanezë, shokë lufte të Fidel Kastro-s, i cili ishte burgosur pas lëvizjes së 26 Korrikut 1953.

Njohja e tij me Fidelin gjatë 1955-ës ishte vendimtare për Çe-në. Hyn në rradhët e forcave revolucionare kubaneze, niset me 82 shokë për në Kubë gjatë 1956-ës dhe pas betejave të përgjakshme, veçse 12 veta arritën të hipnin në malet e Siera Maestrës. Revolucioni u kultivua dhe zgjerua në tokën pjellore të ndërgjegjes së popullit kubanez dhe gjatë 1 Janarit të 1959-ës revolucionarët marshojnë në Havanë. Çe-ja shërbeu Revolucionin Kubanez me të gjitha forcat e tij, në çdo detyrë që ishte ngarkuar të kryente. Duke rënë dakord qysh prej 1955-ës me Fidelin se pas revolucionit do të mund të largohej prej Kubës, Çe Gevara u drejtua për në Bolivi, duke u përpjekur që të ndizte më tej lëvizjen revolucionare antiimperialiste në të gjithë Amerikën Latine.

Pas betejës së tij të fundit gjatë 8 Tetorit 1967, Çe-ja i plagosur në një këmbë dhe me armën e tij të shkatërruar u arrestua dhe – pas kërkesës së SHBA-ve – u ekzekutua ditën e nesërme. Trupi i tij u varros në një vend të fshehtë dhe u gjend vetëm në 28 Qershor të 1997-ës. Fshehja e varrit të tij shprehte tmerrin dhe frikën e shtypësve dhe armiqve të popujve përpara figurës që mbarte ky revolucionar. Për punëtorët, për fshatarët e varfër, për të rinjtë, për popujt që luftojnë për çlirimin e tyre, Çe-ja nuk ishte “zhdukur” kurrë, sepse në çdo betejë të tyre, “Comandante” ishte gjithnjë prezent!

-Zëri Komunist i Shqipërisë

( Foto është marrë nga fjalimi i Çe Gevarës në sallën e OKB-së : https://www.youtube.com/watch?v=bufHojkoGtw )

Leave a comment