Për superioritetin e sistemit Socialist të Shëndëtësisë: Shembulli i BRSS-së, me rastin e pandemisë së koronavirusit

Nga Rula Eleftheriadhu*, anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të Shoqatës “Ne që studiuam në socializëm”.
Sot, me përmasat që po zë përhapja e koronavirusit dhe vdekjet që e pasojnë, rikonfirmojnë për të disatën herë se shëndeti i njeriut përbën një prej kushteve themelore për riprodhimin dhe zhvillimin e shoqërisë.

Edhe njëherë vërtëtohet se shëndëtesia në kapitalizëm është mall-tregu.
Kapitalizmi jep vetëm thërrime për shëndetin e punonjësve, pavarësisht se ata e prodhojnë pasurinë. 1

Sistemi i shëndetësisë-shërbimeve sociale nuk është një e mirë materiale shoqërore-popullore në asnjë shtet kapitalist. Gjatë ekzistencës dhe si pasojë e efektit të Socializmit, por edhe nëpërmjet luftës së punonjësve, qeveritë i jepnin disa benefite shëndetësisë.

Sot, në Greqi dhe në botë, qeveritë po fillojnë e po tregtarizojnë, gjithnjë e më shumë, shëndetësinë.

Në shtetin tonë, me rritjen e shifrës të së infektuarve, dolën në pah mungesat e mëdha dhë të vazhdueshme në sistemin e shëndetësisë publike.

Kur kapitalizmi tregtarizon gjithçka, përfshirë dhe shëndetësinë, masat mbrojtëse dhe parandaluese, veçanërisht për popullin e thjeshtë, punonjësit, “konsiderohen të tepërta”.

Qeveria e Nea Dhimokratia (ND) vazhdon dhe zgjeron politikën anti-popullore të qeverisë SYRIZA, në kurriz të punonjësve dhe të familjeve të tyre.2 I shfaqin problemet në shëndetësi, si nje “koordinim i keq i përgjegjësve”.

Nën drejtimin e BE-së, qeveritë, por edhe autoritetet lokale, i përballojnë nevojat e punonjësve dhe familjeve të tyre nëpërmjet logjikës së “kostos” për shtetin dhe të “përfitimit” për biznesmenët që veprojnë në sektorin e shëndetësisë.

Me këto politika u hapën biznese private shëndetësore, duke u përpjekur të mbulonin mungesat e strukturave të nivelit të parë të kujdesit shëndetësor dhe të spitaleve shtetërore.

Shpallin programe parandalimi në shëndetësi duke mos pasur staf të përhershëm dhe veçanërisht në specialitete kritike dhe pa ekzistuar një financim shtetëror.

E shtynë shëndetësinë dhe masat e parandalimit drejt përgjegjësisë së shtuar individuale të familjeve popullore, në vend që ajo të përbënte një të drejtë sociale.

E drejta sociale e shëndetësisë, përpara 100 vitesh, ishte garantuar nga një sistem i ndryshëm politiko-shoqëror, nga pushteti i sapo-formuar i klasës punëtore dhe fshatarësisë së varfër në Bashkimin Sovjetik.

Në kushtet e sotme, del edhe njëherë në pah superioriteti i Socializmit, i një sistemi, i cili në epiqendrën e tij kishte njeriun punonjës dhe nevojat e tij.

Një sistem, i cili nëpërmjet planifikimit qendror dhe pronësisë shoqërore të mjeteve të prodhimit (domethënë në duart e klasës punëtore), arriti të ndërtojë sistemin më të mirë të shëndetësisë në botë.

Si e përballonte pushteti punëtor kujdesin për shendetësinë? Çfarë politike zbatohej kryesisht, në mënyrë që të bëhej realitet e drejta e të qenurit i shëndetshëm, që të bëhej e mundur pjesëmarrja në ndërtimin e shoqërisë socialiste?

Përpara Revolucionit të Tetorit dhe gjatë periudhës së luftës civile, në të gjithë territorin e Rusisë, epidemi sëmundjesh të ndryshme (tifo, kolera, malaria) bënin kërdinë, duke lënë pas miliona të vdekur. ¼ e popullsisë vdiste nga sëmundjet infektive.

Përpara Revolucionit Rusia zinte një nga vendet e para, për vdekshmëri, në botë.

Gjatë kohës së ndërtimit të pushtetit Sovjetik, situata e pandemive u përkeqësua, për shkak të bllokimit ekonomik, urisë, mjerimit, luftës civile dhë ndërhyrjeve të shteteve kapitaliste. Qysh prej ditëve të para, pushteti Sovjetik nisi luftën kundër epidemive. Ishte një çështje mbarë-kombëtare dhe shtetërore.

Qysh prej ditës së parë, komiteti luftarak – revolucionar i Petrogradit ngriti një sektor mjekësor-higjienik me kryetar mjekun-bolshevik M. Barzhukov. Ky sektor ishte përgjegjës për riorganizimin e të gjithë sistemit mjekësor-higjienik të vendit.

Për të luftuar epidemitë dhe gjendjen anti-higjienike, u krijua në fushën e shëndetësisë së Komitetit Popullor së Federatës Ruse një sektor higjienik-epidemiologjik me një repart epidemiologjie, i cili më pas u zhvillua në organ qendror për drejtimin e ngjarjeve anti-epidemike dhe parandaluese.
Reparte të ngjashmë u krijuan dhe në qytete të tjera dhe filluan dalëngadalë të hynin në betejën kundër epidemive. Sektori higjienik-epidemiologjik krijoi komitete për luftimin e tyre: Komiteti Qendror, Komiteti i Vaksinave, Komiteti për Studimin e Tifos.
Komiteti Qendror u krijua më 23/7/1918 dhe qëllimet e tij ishin përpunimi i operacioneve kundër epidemive, si kolera, tifosi, murtaja. Gjithashtu, merrej dhe me planifikimin e vendimeve, me rregullat dhe aktet për të zhdukur epidemitë.
Nga 1919 deri më 1921, Partia e Bolshevikëve dhe Qeveria kishin miratuar 18 dekrete për luftimin e sëmundjeve infektive.

Ekzistojnë dokumente shumë të rëndësishme, rreth organizimit të betejës kundër epidemive, ku diskutimi zhvillohej me prezencën dhe pjesëmarrjen e V.I.Lenin.
Dokumentet ishin konkrete dhe vendimet të menjëhershme.

Sipas dr. Simasko-s, komiteti kishte vendosur dhe nxori menjëherë ligj, në bazë të dekretetit, i cili ishte baza për luftën kundër çdo epidemie.

Gjatë 1919-tës u organizua vaksinim i përbashkët kundër malarias, në bazë të dekretit që firmosi V.I.Lenin, ku si rrjedhojë, deri më 1930-tën, malaria dhe kolera ishin zhdukur përfundimisht.

Në Bashkimin Sovjetik nuk shënohen shpërthime të murtajës, megjithëse në disa zona ekzistonin epiqendra të kësaj sëmundjeje, prej brejtësve, ndaj dhe organizimi i përpiktë dhe masat parandaluese e pamundësonin përhapjen e sëmundjes.

Deri në vitin 1932 ishin zhdukur në Azinë Qendrore edhe njollat e fundit të sëmundjeve infektive.

Vaksinimi i përbashkët i fëmijëve në Bashkimin Sovjetik pati reduktuar jashtëzakonisht shumë përhapjen e fruthit dhe të pertusis (kolla e mirë). Veçanërisht për fruthin, vaksinimi kryhej në moshën 15-18 muajsh.

Në të vërtetë, në Bashkimin Sovjetik, u reduktua ndjeshëm vdekshmëria nga sëmundjet infektive dhe gjatë periudhës së muajve të parë të Luftës së Dytë Botërore.

Administrimi Higjienik i Ushtrisë së Kuqe, duke pasur eksperiencën e viteve të kaluara, kishte nxjerrë konkluzionet e saj dhe krijoi një regjim për mbrojtjen e duhur kundër epidemive në ushtri.

Më datë 2/2/1942 u dorëzua projektligji në Komitetin Qendror të Mbrojtjes Kombëtare, i cili synonte në parandalimin e pandemive nga njëra anë dhe në mbrojtjen ndaj tyre, për të gjithë popullsinë, por edhe për Ushtrinë e Kuqe, nga ana tjetër.

Këto veprimtari nuk iu besuan vetëm departamentit të shëndetit të Komitetit Popullor Sovjetik dhe organeve ekzekutive të Sovjetëve vendas, por edhe Komiteteve të Transportit, Marinës, etj.

Votimi i këtij projektligji parashikonte krijimin e komiteteve për rastet emergjente në luftën kundër pandemive, ku përgjegjës ishin Sekretarët e sovjetëve vendore, përfaqësuesit e Ushtrisë së Kuqe dhe Organizatave të Partisë.

Ishin krijuar stacione higjienike për kontrollin në të gjitha rrugët dhe stacione hekurudhore, ku ndodheshin dhoma izolimi dhe dushe portative dezinfektimi.

Me mbarimin e luftës ekzistonin 154 spitale të lëvizshme.

Me gjithë këto masa, për herë të parë në historinë e luftërave, nuk u shfaq epidemia në ushtri.

Masat nga çasti i parë i pushtetit Punëtor

Në 1918 në Odesë u organizua një stacion dizinfektimi, i cili ishte modeli i shërbimit anti-epidemiologjik të popullsisë së qytetit, ndërsa në të njejtin vit krijohet stacioni i dizinfektimit edhe në Leningrad.

Me votimin e Sovjetëve për komisarët popullorë, nga data 15/9/1922, ishte vendosur programimi i të gjithë organeve higjienike të Federatës Ruse, në të cilin përfshihet dhe kontrolli higjienik i ujit, i ajrit dhe i tokës.

Me votimin e datës 19/2/1927, organet higjienike të Federatës kishin themeluar norma organesh higjienike, për të shërbyer popullsinë në të gjithë territorin.

Në votimin e datës 8/10/1927 u vendos në detyrat e organeve higjienike, parandalimi dhe organizimi i aktiviteteve kundër pandemive.

Në vitin 1920 ishte krijuar rrjeti për luftimin e murtajës.

Në vitin 1924 nisën të krijonin institucione për parandalimin dhe luftimin e malarias. Morën pjesë organizata të specializuara si dhe masat popullore.

Në dekadën 1920-1930 filluan të krijohen insitucione të posaçme mbi parazitologjinë, veçanërisht në Republikat e Azisë Qendrore.

Në vitin 1924 në Buhara, u krijua Instituti i Mjekimit Tropikal të Uzbekistanit, i cili merrej me infeksionet e sistemit tretës.

Deri në vitin 1937, në të gjithë territorin e BRSS-së, ekzistonin 775 institute të ngjashme.

Në vitin 1933 u krijua një rrjet institutesh për luftimin e leptospirosis, në vitin 1935 kundër brucelozës. Në vitin 1955 të gjitha qendrat e specializuara u shkrinë me stacionet higjienike-epidemiologjike të periferisë.

Stacionet higjienike-epidemiologjike u përhapën në të gjithë vendin dhe ishin institutet kryesore që ofronin shërbimin higjienik-epidemiologjik, që kishin kontrollin dhe diktonin masat për parandalimin dhe vëzhgimin e veprimtarive parandaluese dhe antiepidimiologjike.

Qeveria dhe organet higjienike i kushtonin rëndësi të madhe vaksinimit kundër sëmundjeve të ndryshme infektuese dhe krijimit të një baze ekonomike për vaksinimin e fëmijëve dhe të rriturve.

Gjatë viteve 1931-1932, për herë të parë në Bashkimin Sovjetik, u krye vaksinimi i fëmijëve kundër difterisë.

Personeli mjekësor punonte mbi krijimin e vaksinave efektive kundër llojeve të ndryshme virusesh dhe gripesh.

Punën më të rëndësishme në këtë drejtim e kryen institutet e shumta shkencore-kërkimore, të cilat kishin si drejtim ekzkluziv epidimiologjinë.

Për më tepër, merreshin me çështje aktuale, në lidhje me parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, duke krijuar ilaçe të reja.

Të gjitha shkollat mjekësore, të gjitha institutet e Epidimiologjisë, Mikrobiologjisë dhe Parazitologjisë, kryenin kërkime shkencore.

Shtypja e manualeve tregoi se ishte ndihmë e madhe në trajnimin e personelit mjekësor dhe infermierërve

Manualet dhe librat ishin udhërrëfyeset e çdo epidimiologu.

Personeli i specializuar i infermerisë – higjenës formonte stafin mjekësor në shërbimet ambulatore dhe në poliklinikat e qyteteteve dhe fshatërave, zbulonte njerëzit që kishin rënë në kontakt me të infektuar dhe vëzhgonin përhapjen në zonat e infektuara. Bashkëbisedonin me banorët, në mënyrë që të sigurohej zbatimi i të gjitha masave parandaluese, organizonin dizinfektime, merrnin pjesë në transportimin e pacientëve drejt spitalit dhe vëzhgonin ata njerëz, të cilët kishin vuajtur më parë nga sëmundje infektive, si tifo, dizenteria, hepatiti etj. , gjatë periudhave të ndryshme kohore.

I rëndësishëm ishte roli i personelit të infermierisë në vaksinimin e banorëve si dhe në pjesëmarrjen e tij në veprimtari parandaluese dhe anti-epidimiologjike nëpër shkolla, çerdhe, kopshte, spitale, ambulanca, dyqane ushqimore etj.

Të gjitha fshatrat kishin mjekë dhe specialistë të kujdesit shëndetësor, të cilët kryenin kontrolle mbi kushtet e punës dhe jetës së banorëve.

Spitali dhe poliklinika e bashkisë udhëhiqnin, si institute qendrore në sektorin special, të gjitha institutet higjienike paralele, ose ato të një shkalle të mëposhtme dhe ishin përgjegjëse për edukimin e vazhdueshëm të bashkëpunëtorëve të tyre.

Kujdesi shëndetësor i shërbimit ambulator mbulohej nga një sistem i dendur dhe bashkëkohor ofrimi të shërbimeve kryesore mjekësore, si dhe atyre të specializuara.

Ky mbështetej veçanërisht tek poliklinikat dhe tek stacionet e infermjerëve komunalë, të cilat ishin të shpërndara në të gjithë shtetin.

Poliklinikat ishin qendra higjienike (Qendra Shëndetësore), në të cilat bashkëpunonin mjekët, e të paktën 6 specialiteteve të ndryshme.

Kishin, përveçse sallave të ekzaminimit dhe të terapisë, nga një laborator diagnostifikues, një sektor aktinografik, një farmaci dhe një sektor fizioterapie.

Kujdesi shëndetësor dhe terapia nëpërmjet shërbimit ambulator, bazoheshin mbi parimin se këto duhet të ofrohen aty ku njerëzit jetojnë dhe punojnë.

Për kujdesin farmaceutik dhe mjekësor krahas shërbimit ambulator dhe klinikave ambulatore multi- disiplinore, kujdeseshin edhe doktorët e shërbimit publik dhe dentistët.

Sistemi i mjekut familjar ndikoi në forcimin e besueshmërisë në marrëdhëniet midis doktorit dhe pacientit.

Në zonat me popullësi të dendur krijoheshin poliklinika stomatologjike.

Fëmijët u nënshtroheshin vizitave dentale dhe funksiononin klinika dentale të veçanta për të rinjtë.

Importimi i fluorit në ujin e pijshëm, në shumë zona, ishte pa dyshim një masë shumë e kushtueshme, por shumë efikase në luftën kundër kariesit të dhëmbëve, pasi me këtë u reduktua me 70% kalbja e dhëmbëve tek fëmijët.

Ekzistonin poliklinika dhe tek fabrikat, të cilat kujdeseshin për përmirësimin e kujdesit mjekësor të punonjësve të ndërmarrjes dhe të banorëve që jetonin pranë saj.

Këto poliklinika zotëronin të gjitha mjetet moderne që u nevojiteshin doktorëve për kurimin e pacientëve.

Në poliklinikën e çdo fabrike kishte një qendër diagnostifikimi si dhe mekanizma moderne dentare.

Sektorët më të rëndësishëm të mjekësisë, si mjekësia e përgjithshme, patologjia, fusha e kirurgjisë, gjinekologjia, sektori otorinolaringolog dhe ortopedik, përfaqësoheshin në poliklinikë.

Në këtë mënyrë, në të gjithë sektorët e rëndësishëm, nga mbrojtja e shëndetit nëpërmjet parandalimit, tek kujdesi në rast infektimi dhe pas shërimit, sigurohej nga të gjitha anët përkujdesja mjekësore.

Mjekët dhe mjeket që punonin në poliklinikë fabrike, i nënshtroheshin Ministrisë së Shëndetësisë, por kishin të drejtën për të bërë rekomandime në ndërmarrje dhe për të kontrolluar zbatimin e tyre.

Shërbimet e poliklinikës kishin shumë funksione:

Nga vizitat parandaluese për kancerin – kujdesin e vazhdueshëm gjinekolog – të gjitha gratë e fabrikës vizitoheshin të paktën njëherë në vit, si masë parandalimi – deri dek analizat në vendin e punës, gjimnastika gjatë pushimeve.

Përveç këtyre, fabrika kishte saunën e vetë.

Dhe të gjitha këto mbuloheshin me lekët e shtetit.

Me restaurimin kapitalist, pjesa më e madhe e këtyre shërbimeve shëndetësore u zhduk.

Sot këto bazohen tek filantropitë dhe tek “portofoli i mbushur”.

Arritjet e punonjësve në shoqërinë socialiste, në shëndetësi, si dhe në arsim dhe në kultur, deri më sot nuk janë venë në dyshim.

Por këto arritje nuk vijnë vet-vetiu.

Është çështje e luftës klasore dhe e ndryshimit të raportit (të forcave, Red.Përkth.) për përmbysjen e sistemit shfrytëzues, domethënë kapitalizmit, i cili nuk na ofron të gjitha ato që kishte Socializmi, sepse nuk do dhe nuk mundet.

Shënime:

*Rula Eleftheriadhu është një dentiste e dalë në pension, e diplomuar e Shkollës Mjekësore së Tashkentit dhe anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të Shoqatës “Ne që studiuam në socializëm”.

Artikulli riprodhohet nga faqja e Shoqatës, shqipërimi është i Blogut, Zëri Komunist i Shqipërisë:
https://studofsoc.wordpress.com/2020/03/24/για-την-υπεροχή-του-σοσιαλιστικού-συσ/

Shënime nga Redaksia e Përkthimit:

1: Mund të shihni për më tepër, artikullin e Nikos Motas mbi superioritetin e sistemit socialist,shqipëruar në blogun tonë, në linkun bashkëngjitur; https://zerikomunist.home.blog/2019/09/16/perse-socializmi-eshte-shume-here-me-superior-se-sistemi-kapitalist/

2: Për më shumë rreth qeverisjes së SYRIZA-s në Greqi, mund të lexoni artikullin tonë në linkun bashkëngjitur;
https://zerikomunist.home.blog/2019/05/30/arritjet-e-syriza-s-ne-greqi/

Leave a comment