Si sot, lindja e revolucionarit argjentinas Çe Gevara

14/06/1928 Lind komunisti revolucionar argjentinas Ernesto Çe Gevara. Çe-ja studjoi në Fakultetin e Mjekësisë gjatë 1947-ës, ndërsa në 1950, së bashku me shokun e tij Alberto Granado, sipër një motoçiklete “Norton” udhëtojnë drejt Kili, Peru, Venezuela, Bolivi, Ekuator dhe Panama. Pas diplomimit të tij, do të udhëtonte sërish drejt shteteve të Amerikës Latine, duke u njohur me betejat sociale dhe me kryengritjet revolucionare. Në ndërgjegjen … Continue reading Si sot, lindja e revolucionarit argjentinas Çe Gevara

78 vjet nga Beteja e Stalingradit

Kanë kaluar shtatëdhjetë e tetë vjet që nga 31 janari i vitit 1943, kur u njoftua fitorja në Betejën e Stalingradit. Shpallja për shpartallimin e forcave gjermane në Vollga jepet nga Komanda e Lartë e Forcave të Armatosura Sovjetike, ndërsa më herët ishte dorëzuar gjenerali nazist, Fon Paulus. Beteja e Stalingradit zgjati gati 200 ditë e net dhe ishte ajo që ndikoi në ndryshimin përfundimtar … Continue reading 78 vjet nga Beteja e Stalingradit

Berlinguer: Një njeri i mirë, por jo një komunist*

Ky artikull u shkrua nga Marco Rizzo, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste në Itali (Partito Comunista) dhe u botua në gazetën “l’Unità” (Bashkimi), në 11 nëntor 2015, nën titullin “Berlinguer, un brava persona ma non comunista“. Artikulli është një kujtesë e natyrës thellësisht reaksionare dhe reformiste të Eurokomunizmit, një themelues dhe promovues i shquar i të cilit ishte Enriko Berlinguer. Nga Marko Rico Gjithmonë … Continue reading Berlinguer: Një njeri i mirë, por jo një komunist*

V. I. Lenin – Fatet historike të doktrinës së Karl Marksit

Kryesorja në doktrinën e Marksit është sqarimi i rolit historik botëror të proletariatit, si krijues i shoqërisë socialiste. A e ka vërtetuar zhvillimi i ngjarjeve në të gjithë botën këtë teori, pasi ajo u parashtrua nga Marksi?Për të parën herë Marksi doli me doktrinën e tij në vitin 1844. «Manifesti komunist» i Marksit dhe Engelsit, që u botua në vitin 1848, na jep një parashtrim … Continue reading V. I. Lenin – Fatet historike të doktrinës së Karl Marksit

149 vjet nga përmbysja e Komunës së Parisit

28/05/1871 Komuna e Parisit solli për herë të parë klasën punëtore në pushtet, qoftë edhe për 72 ditë, dhe dëshmoi, për herë të parë në historinë e luftës së klasave dhe të revolucioneve se klasa punëtore gjendet në pararojën e zhvillimeve socio-politike «si një klasë për vetveten», e çliruar politikisht nga klasa borgjeze. Siç shkruante në mënyrë karakteristike Marksi në veprën e tij «Lufta Civile … Continue reading 149 vjet nga përmbysja e Komunës së Parisit

9 ΜΑJ 1945 – Fitorja Antifashiste e Popujve

9 Maj i vitit 1945: Dita që Gjermania naziste dorëzohet pa kushte, dita kur popujt arritën fitoren e madhe kundër bllokut imperialist fashist të “Boshtit” (Japonia do të dorëzohej disa muaj më pas). Është dita që shënon përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, luftës më vrastare që përjetoi  njerëzimi, e cila zgjati 2.194 ditë, u përhap në një territor prej 22 milion kilometrash katrorë dhe … Continue reading 9 ΜΑJ 1945 – Fitorja Antifashiste e Popujve

Kush ishte Balli Kombëtar?

Çdo 5 Maj kujtojmë sakrificën e dëshmorëve. Por në këtë 5 Maj ka ardhur koha të kujtojmë edhe ata që e tradhëtuan atdheun në ditët e tij më të vështira, në ditët e pushtimit nazi-fashist. Në kuadrin e rishkrimit, shtrembërimit dhe falsifikimit të historisë, jo sipas fakteve sigurisht, por sipas interesave politike me karakter klasor, bashkëpunëtorët e fashizmit nuk quhen më tradhëtarë. Në Shqipërinë e … Continue reading Kush ishte Balli Kombëtar?

Yjet shndërrisin më shumë kur janë pranë njëri-tjetrit! *

5 Maji është Dita e Dëshmorëvë të Popullit shqiptar. Është dita në të cilën përkujtojmë 28 mijë dëshmorët, partizanët që ranë heroikisht në fushë-betëjen kundër pushtuesve nazi-fashistë, për një Shqipëri të lirë jo vetëm nga zgjedha e huaj pushtuese, por edhe nga shfrytëzuesit vendas shqiptarë, nga bashkëpunuesit e nazi-fashistëve. Siç thoshte edhe poeti komunist Qemal Stafa, ata ranë për një botë të re, që do … Continue reading Yjet shndërrisin më shumë kur janë pranë njëri-tjetrit! *

V.I. Lenin – 150 vite nga lindja e Revolucionarit Komunist

Jeta dhe veprimtaria e tij, e lidhur pazgjidhshmërisht me themelimin dhe veprimtarinë e Partisë Komuniste Vladimir Iliç Uljanov (Lenin) lindi më datë 22 Prill 1870 në qytetin Sibirsk (sot quhet Uljanovsk). I ati i tij, Ilia Nikollajeviç Uljanov, mësues dhë nëna e tij, Maria Aleksandrova Blank, u ofruan fëmijëve të tyre njohuri të shumta dhe mundësi edukimi. Në 1887 Lenini hyri në Universitetin e Kazanit, … Continue reading V.I. Lenin – 150 vite nga lindja e Revolucionarit Komunist

8 Marsi, Dita e Gruas sot dhe 8 Marsi i vitit 1857

Shumë “feministe” të rrymës socialdemokrate, liberale, dhe sidomos ato të “majta” pro BE-së, harrojnë me dashje se çfarë simbolizon konkretisht 8 Marsi. Gratë punëtore të tekstilit dhe qepjes në New York, zbritën në grevë dhe mbajtën protesta të mëdha më 8 Mars 1857. Ato kërkonin kushte njerëzore në punë dhe ulje të orarit të punës.Vlerësohet se gratë në atë kohë punonin në fabrika 16 orë … Continue reading 8 Marsi, Dita e Gruas sot dhe 8 Marsi i vitit 1857