Nazim Hikmet – Kështu është çështja

Qëndroj në dritën që shket përpara
duart e mia të uritura, bota e bukur

Sytë e mi nuk ngopen së vëzhguari pemët
ato janë aq shpresëdhënëse, aq të gjelbërta

Një shteg, plot me diell, gjarpëron mes pemëve të manit
jam në dritaren e infermierisë së burgut

Nuk e ndiej erën e ilaçeve,
Diku pranë duhet të jenë duke lulëzuar karafilat

Kështu është çështja

Çështja nuk ështe se je i robëruar
Çështja është të mos dorëzohesh


Leave a comment