Itali: Manifestim i Partisë Komuniste

Dje në Romë dhe në 20 qytetet kryesore të Italisë, Partia Komuniste thirri për manifestim punonjësit, punëtorët, gjysëm të punësuarit, të papunët, fermerët, të vetëpunësuarit, mjekët, infermierët, profesionistët e vegjël të cilët në këto muaj kanë vazhduar të punojnë duke rrezikuar shëndetin e tyre ose të braktisur dhe pa asnjë mbështetje. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë, Marco Rico, u tha pjesmarrësve të shumtë të tubimit … Continue reading Itali: Manifestim i Partisë Komuniste

149 vjet nga përmbysja e Komunës së Parisit

28/05/1871 Komuna e Parisit solli për herë të parë klasën punëtore në pushtet, qoftë edhe për 72 ditë, dhe dëshmoi, për herë të parë në historinë e luftës së klasave dhe të revolucioneve se klasa punëtore gjendet në pararojën e zhvillimeve socio-politike «si një klasë për vetveten», e çliruar politikisht nga klasa borgjeze. Siç shkruante në mënyrë karakteristike Marksi në veprën e tij «Lufta Civile … Continue reading 149 vjet nga përmbysja e Komunës së Parisit

SPANJË: Qeveria socialdemokrate përforcon kapitalin dhe u jep thërrime punonjësve

Përalla që përdor edhe qeveria socialdemokrate e Spanjës (koalicioni midis Socialistëve dhe “Unidas Podemos”, në të cilin marrin pjesë edhe e Majta e Bashkuar dhe PK-ja e shndërruar e Spanjës, koalicion i cili është formuar në fillim të këtij viti pas një pazari që ka zgjatur disa muaj) flet rreth “normalitetit” që tashmë po rikthehet, pasi “kurba” e pandemisë po përmirësohet edhe duhet që të … Continue reading SPANJË: Qeveria socialdemokrate përforcon kapitalin dhe u jep thërrime punonjësve

OPORTUNIZMI NË QËNDRIMET E PARTISË SË MAJTË EVROPIANE (Nën-ndarja IV, e fundit)

DUKE HAPUR FRONT TË ORGANIZUAR KUNDËR OPORTUNIZMIT DHE PME-SË Lëvizja Komuniste Ndërkombëtare (LKN), në shumicën e saj dërrmuese, u gjend e papërgatitur për t’iu përgjigjur dhe për t’u përballur me PME-në, si përfaqesuesen moderne të gërryerjes dhe të shndërrimit oportunist të PK-ve, të cilat ishin nismëtare në formimin e saj. Madje, kriza e LKN-së ishte – dhe mbetet deri më sot- e tillë, sa që … Continue reading OPORTUNIZMI NË QËNDRIMET E PARTISË SË MAJTË EVROPIANE (Nën-ndarja IV, e fundit)

OPORTUNIZMI NË QËNDRIMET E PARTISË SË MAJTË EVROPIANE (Nën-ndarja III)

CAKTIMI I ROLIT SI MENAXHUES I PËRGJEGJSHËM I SISTEMIT Elementet që përmendëm më sipër përbëjnë tipare programatike të PME-së. Megjithatë, ai element që po forcohet në kongresin e saj të fundit, me një përshtatje përkatëse dhe në frazeologjinë e saj, është synimi i saj, më i dallueshëm, për të marrë timonin e menaxhuesit të barbarisë kapitaliste. PME-ja e konsideron rastin e SYRIZA-s si një “progres … Continue reading OPORTUNIZMI NË QËNDRIMET E PARTISË SË MAJTË EVROPIANE (Nën-ndarja III)

OPORTUNIZMI NË QËNDRIMET E PARTISË SË MAJTË EVROPIANE (Nën-ndarja II)

RRUGA E ZHVILLIMIT TË QËNDRIMEVE TË PME-SË PME-ja gjatë rrugës së 4 Kongreseve të saj ka formuar një kuadër pozicionimesh, i cili lejon nxjerrjen e konkluzioneve më të përgjithshme. Kongresi i saj i 4-ërt, në Dhjetor të 2013-tës nuk përmban ndonjë formë të re zhvillimi në qëndrimet kryesore që ruante deri më sot për kapitalizmin, BE-në, krizën kapitaliste. Lëviz në bazë të mënyrës së njohur … Continue reading OPORTUNIZMI NË QËNDRIMET E PARTISË SË MAJTË EVROPIANE (Nën-ndarja II)

OPORTUNIZMI NË QËNDRIMET E PARTISË SË MAJTË EVROPIANE (Nën-ndarja I)

Të Kostas Papadakis* Nga Redaksia e përkthimit, Zëri Komunist i Shqipërisë, në vend të hyrjes: Duke nisur që nga Dhjetori i vitit 2019, pas kritikave, polemikave dhe propozimeve midis nesh dhe lexuesve tanë, nisëm të thellonim detyrën tonë studimore, me aq kapacitete sa ka Blogu ynë, jo vetëm në lidhje me oportunizmin vendas, por edhe atë ndërkombëtar, pasi janë të lidhur pazgjidhshmërisht midis tyre. Oportunistët … Continue reading OPORTUNIZMI NË QËNDRIMET E PARTISË SË MAJTË EVROPIANE (Nën-ndarja I)

“Ëndrra amerikane” dhe gjithë madhështia e saj

Me sa duket, “American Dream” (Ëndrra Amerikane) do të jetë e tillë për ata të cilëve ua mundëson portofoli, pasi nëse dikujt nuk ia mundëson, atëherë ai do të ndeshet me një makth që i mohon aksesin në Shëndetësi, në Arsim, në Shërbimet e ndryshme Sociale. I mohon për më tepër dhe një vdekje dinjitoze dhe një varrim dinjitoz. Varret e përbashkëta në “Hart Island” … Continue reading “Ëndrra amerikane” dhe gjithë madhështia e saj

Mbi ngjarjet e fundit, në lidhje me Teatrin Kombëtar

Ashtu siç ishte paraljmëruar, Teatri Kombëtar u shemb, në të zbardhur të datës 17 Maj 2020. Përpara se të shtjellojmë më tej qëndrimin tonë, dëshirojmë t’u kërkojmë një falje publike lexuesve tanë, për vonesën e këtij artikulli. Vonesa vjen si për arsye objektive, për shkak të mundësive të kufizuara që ka Blogu ynë, ashtu edhe për arsye subjektive, për shkak të pjesëmarrjes në manifestimin kundër … Continue reading Mbi ngjarjet e fundit, në lidhje me Teatrin Kombëtar

Halim Xhelo – Të njëmbëdhjetë xhandarët

Gjatë qeverisjes së A. Zogut, kontradiktat e thella ekonomiko-shoqërore, shtypja e klasës punëtore dhe shtresave të varfëra popullore nga pronarët vendas dhe të huaj, sollën shpesh herë revolta, demonstrata të përgjakshme, madje dhe kryengritje. Kryengritja më e famshme që mori hov drejt shpërthimit të Revolucionit, është ajo e Qershorit të 1924, ku vrasja e Avni Rustemit shërbeu si katalizator i ngjarjeve që do të pasonin. … Continue reading Halim Xhelo – Të njëmbëdhjetë xhandarët